Aktualitet

Familjarët në 2-vjetorin e vdekjes së ekstremistit grek Katsifas: E bëri edhe për shqiptarët

Familjarët në 2-vjetorin e vdekjes së ekstremistit grek Katsifas:

Për 2-vjetorin e vdekjes së ekstremistit grek Konstantinos Katsifas, që mbeti i vrarë gajtë një përplasje me armë me forcat RENEA në Bularat, po mbahet një ceremoni përkujtimore nga familjarë, të afërm dhe përfaqësues të OMONIA-s.

Gjatë ceremonisë kunati i Kacifas raprotohet se është shprehur: “Ai nuk e bëri vetëm për vete, por edhe për grekët dhe shqiptarët, pasi në këto vende mungon demokracia. Ai kërkonte demokraci”

Ai gjithashu ka thënë se çështja  për të është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Evropian.

Ndërkohë forcat e policisë shqiptare prej ditësh raportohet se po monitorojnë lëvizjet e familjes Kacifas.

Ngjarja ndodhi më 28 tetor të 2018, ku në ceremoninë për rivarrimin e ushtarëve grekë në Bularat, Kacifa qëlloi mbi policinë shqiptare, ndërsa nuk pranoi dorëzimin ai qëlloi edhe ndaj forcave RENEA, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë.