Aktualitet

Familjarët ankohen se nuk iu jepet informacion për të infektuarit! Reagon Meta: Shqetësuese, të trajtohen denjësisht

Familjarët ankohen se nuk iu jepet informacion për të

Disa foto të publikuara nëpër media treguan situatën jashtë Infektivit, ku familjarët e të prekurve nga Covid presin prej orësh për të mësuar ndonjë informacion për të afërmit e infektuar. Lidhur me këtë situatë reagoi Presidenti Ilir Meta, i cili në një status në Facebook shkruan se familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht e të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre.

"Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm", shkruan Meta.

Sipas disa prej familjarëve të grumbulluar jashtë Infektivit, kanë rreth 36 orë pa pasur asnjë kontakt dhe informacion me të infektuarit.