Aktualitet

U përdor nga Basha, Agim Qosja njofton padi ligjore kundër kryetarit të PD: Politikan që merret me jetimë

U përdor nga Basha, Agim Qosja njofton padi ligjore kundër kryetarit

Agim Qosja është babai i dy fëmijëve, Bajrami 7 vjeç dhe Erjola 8 vjeçe të cilët u bënë të njohur për shqiptarët nga emisioni 'Shqiptarët për Shqiptarët', ku i ai i kërkonte imamit Elvis Naçi ndihmë për kushtet e mjerueshme të jetesës në shtëpinë e tyre në Krrabë.

Historia e tyre u publikua në vitin 2018, por  kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar në postimet e ditëve të fundit, historinë e kësaj familje, ku gruaja është larguar drejt Kosovës dhe ka braktisur fëmijët. Në videon e Bashës shfaqet kryefamiljari Agim i cili flet për kushtet e vështira ekonomike. Basha akuzon Ramën ku thotë: Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

U përdor nga Basha, Agim Qosja njofton padi ligjore kundër kryetarit

Por sot pas tre vitesh nga rrëfimi i tij, ku duket se dhe jeta e tij ka ndryshuar sadopak falë shoqatës dhe ndihmave të mbledhura nga Imami, Agim Qosja tregon se është ndjerë shumë keq dhe se përmes videos që ka postuar Basha i është rikthyer edhe njëherë dhimbja e asaj kohe.

U përdor nga Basha, Agim Qosja njofton padi ligjore kundër kryetarit

Sot në videon që ka postuar Kryeministri Rama thotë se ka gjetur punë dhe se jeta e tij ka ndryshuar, por ndaj Bashës do të ndjekë rrugë ligjore për për përdorimin e imazhit të tij dhe familjes: Nuk është politkan një njeri që merret me jetimë, thotë Agimi. Lajmin për videon e 2018-ës që kishte postuar Basha e mori vesh përmes një mikut të tij.

Ja çfarë thotë ai:

Jam ndjerë shumë keq dhe më kanë kthyer dhe njëherë dhimbjen dhe trishtimin. Nuk mund përdoret për punë politike një video e imja, ia kam kërkuar Elvis Naçit ndihmën. Ajo ka qënë një video me një kërkesë timen për Elvis Naçin. Si mund të bëhet kryeministër një njeri që merret me dy jetimë? Do e ndjek edhe në rrugë ligjore, do padis zotin Basha për përdorimin e saj videoje. Kjo nuk është gjendja ime reale tani. Shtëpinë ma kanë rregulluar. Kam gjetur një punë të mirë. Jeta ime ka ndryshuar. Më kanë ndihmuar edhe më pas pasi kanë rregulluar shtëpinë. Nuk është politikan një njeri që merret me jetimë. Edhe nga komuna jam ndihmuar me libra, e gjëra për fëmjët. Nuk merrem me politikë unë. Jam ndjerë shumë keq dhe as nuk dija gjë vetëm kur më thotë një shok. Unë e kisha harruar atë të kaluar.

Videoja e publikuar nga Rama: 

Videoja nga Youtube e 20 prillit, 2018.

*Tiranapost.al.