Aktualitet

Familjen në Himarë i zë furtuna në det: Gruaja dyshohet të jetë mbytur, djali në spital

Familjen në Himarë i zë furtuna në det: Gruaja dyshohet
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Himara, ku një familje prej tre anëtarësh i ka zënë furtuna në det. Ata kishin dalë bashkë me një të njohur për të mbledhur rrjetat e peshkimit që kishin hedhur, por furtuna dhe dallgët e mëdha të detit përmbysën anijen. Babai i familjes ka arritur të dalë shëndoshë e mirë nga deti, djali është nxjerrë i gjallë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa nëna po kërkohet. Në Himarë është lëshuar alarmi me kod të kuq, pasi dyshohet se gruaja është mbytur. 

Fatjon Resulaj, njëri nga të shpëtuarit i njohur me familjen ka thënë: Stuhia e fortë na përmbyusi anijen.U mundua djali ta nxirrte nënën, po i thërriste, por ne ishim në gjendje shumë të rëndë, po mbaheshim tek anija, po na përplaste dallga. Ishte ditë e qetë fare, u nisëm në orën 6 të mëngjesit. Pastaj nisi furtuna papritur. 

Bregdetit i jugut u përfshi sot nga stuhia e fortë. 

Familjen në Himarë i zë furtuna në det: Gruaja dyshohet