Aktualitet

Familjet me më pak të ardhura në Shqipëri harxhojnë për argëtim e restorante më shumë sesa për arsim

Familjet me më pak të ardhura në Shqipëri harxhojnë

Familjet e varfra që futen në 20 përqindëshin e poshtëm të të ardhurave mujore harxhojnë më shumë para për argëtim, për restorante dhe hotele sesa për arsim. Këtë tregojnë të dhënat e Instat, të publikuara në Monitor. 

Sipas anketës së INSTAT për strukturën e shpenzimeve mujore në familjet shqiptare më 2019. Arsimi, mbetet më i nënvlerësuari.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, familjet e varfra shpenzojnë vetëm 0.2 % të buxhetit të tyre mujor për arritjet mësimore, në të kundërt shpenzimet për argëtim, restorante dhe hotele marrin 3.2 për qind të buxhetit mujor të tyre. Shpenzimet për këto shërbime shihet të jenë 16 herë më të larta se, ato për arsim.

Familjet me më pak të ardhura në Shqipëri harxhojnë

Ndër të tjera Monitor tregon se më shumë se gjysma e shpenzimeve mujore totale tek ky grup familjesh shkon për blerjen e ushqimeve, të cilave u dedikojnë 53.8 për qind të totalit të shpenzimeve. Konsumi i u ushqimeve tek ky grup është së paku 13 për qind më e lartë se mesatarja e përgjithshme.

Pas ushqimeve, banesa kryesisht qiradhënia merr pjesën më të madhe të buxhetit të familjeve të varfra. 17.5 për qind e shpenzimeve mujore shkojnë për banesën kryesisht qira dhe 4.8 për qind të tjera shkojnë për mobilimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë.

Struktura e shpenzimeve në familjet e varfra është e ulët për arsim, shëndetësi dhe veshje. Vetëm 3.3 për qind e shpenzimeve të tyre shkojnë për shëndetin. Të varfrit shihet se kanë fokus për të shpenzuar më shumë për mallra dhe shërbime që nuk i sigurojnë atyre një zhvillim të qëndrueshëm.

Shpenzimet për mallra të tilla jo të domosdoshëm, të tilla si alkooli, duhani, argëtimi dhe restorantet zënë më shumë peshë se harxhimet që ato bëjnë për tu arsimuar dhe për të mbrojtur shëndetin./Referuar Monitor/