Aktualitet

Familjet me ndihmë ekonomike dhe të papunët do të marrin 2-fishin e pagës

Familjet me ndihmë ekonomike dhe të papunët do të marrin

Dy nga kategoritë e njerëzve që janë më në nevojë: ata që marrin ndihmë ekonomike dhe të papunët do të marrin dyfishin e pagës gjatë periudhës së luftës me koronavirusin. Lajmi u dha në një video-mesazh nga kryeministri Rama, i cili tha:

Po keshtu, shume qe shteti shqiptar ne kohe paqeje paguan per familjet ne kategorine e ndihmes ekonomike, eshte 340 milion leke ne muaj! Ne e dime qe ne ato familje realisht ne nevoje, gjate kohes se paqes, dikush del e ben ndonje pune, tek - tuk, ne te zeze, per nje shishe qumesht me shume per femijet kur i thone llafit! Prandaj, qe te jemi ne rregull me ligj e me zakon, ne do te shperndajme per familjet ne ndihme ekonomike dyfishin e shumes qe shperndajme ne kohe paqe! Po, do ta dyfishojme ndihmen ekonomike gjate luftes per te 70 mije familjet qe figurojne ne regjistrin e ndihmes shteterore!

Kemi ne regjistrin e ndihmes shteterore edhe te papunet qe perfitojne pagese papunesie. Dyfish do ta bejme edhe pagesen e papunesise! Sepse nuk eshte koha per te pare si llogaritare vetem ligjin, po per te respektuar si shqiptare edhe zakonin!