Aktualitet

Çfarë do të ndalohet të hapet deri më 23 qershor?

Çfarë do të ndalohet të hapet deri më 23 qershor?

Nga kjo fundjavë do të hiqet orari kufizues për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin, ndërsa nga 1 qershori do të rikthehet aktiviteti për disa biznese të tjera dhe jo vetëm.

Çfarë do hapet nga 1 qershori:

-Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim karantinimi.

-Hiqet kufizimi i orareve për qytetarët dhe bizneset.

-Hapet mundësia për të udhëtuar mes qyteteve. 

-Hapen plazhet për hotelet dhe më 6 qershor për të gjithë.

-hapen kopshtet dhe çerdhet.

-Hapen parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendra interneti.

-Hapen aktivitetet sportive, pa spektatorë.

-Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese.

-Hapen konkurset e punësimit.

Por ka disa gjëra që do të ndalohen deri më 23 qershor:

-Ndalohet hapja e klubeve të natës.

-Ndalohet hapja e pishinave.

-Ndalohet hapja e teatrove e kinemave.

-Ndalohen tubimet, konferencat.

-Ndalohen organizimet e mëdha përtej atyre familjare, për dasmat, ceremoni mortore, etj.

Lexo më shumë: