Aktualitet

Çfarë do të ndodhë me naftëtarët e Ballshit? Sejamini: Qeveria duhet ta mbyllë atë rafineri! Balluku: Kjo është e pamundur. S’jemi shtet komunist

Çfarë do të ndodhë me naftëtarët e Ballshit?

Sejamini: Vetëm me standardet mjedisore e mbyllni dhe nuk e hapni kurrë rafinërinë, ai nuk është biznes është skemë për të grabitur paratë e buxhetit. Unë thashë ta mbyllni, Armo ka borxhe ndaj OSHEE. Keni future në burg persona që kanë marrë drita nga shtylla. Ndërsa me rafinerinë jo, pse jeni kaq të pamëshirshëm me të varfër dhe të mëshirshëm me biznesmenët.

Balluku: Është mundim për ne dhe stërmundim për ta, por  po mundohemi ta zgjidhim dhe të gjejmë një zgjidhje nga lëmshi i privatizimit të rafinerisë në 2008.

Deri më tani nuk ka zgjidhje për çështjen e rafinerisë së Ballshit, me 800 naftëtarë që kërkojnë pagat e prapambetura. Kryeministri Rama u ka bërë thirrje grevistëve të dalin nga greva dhe të diskutojnë një zgjidhje të problemit, por ata kanë refuzuar. Ministrja Balluku tha se mund të gjendet zgjidhja, por nuk është mbyllja e rafinerisë, siç sugjeroi Neritan Sejamini.

Në studion e Ilva Tares u zhvillua debati. Lexojeni si më poshtë:

Balluku: Shteti ka mbajtur aksionet me 15 % por nuk ka vendimmarrje, sot ajo rafineri mbetet e mbyllur nga mungesa e lendës së parë, rafinari është amortizuar, askush nuk ka investuar, duke ardhur sot ne nje moment kur rafineria ka më shumë kosto për tu ndezur sesa për të nxjerrë lëndën e parë. Është si një supermarket që falimenton dhe njerëzit dalin në rrugë kërkojnë nga qeveria.

Tare: Por supermarketi nuk ka aksione nga qeveria

Balluku: Kur ti ke 15 % nuk ke asnjë vendimarrje, 85% përbejnë shumicë të cilësuar dhe nuk i ngelet në dorë shtetit për të subvencionuar atje, kemi takuar dhe presidentin këtë vere të Azerbajxhanit, për të gjetur një zgjidhje, Greva bëhet per tu sensibilizuar, ne nuk kemi nevoje te sensibilizohemi se e dime sa problem është rafinaria.

Tare: Ata nuk kanë të hanë bukë. Ishin me lista në dyqane.

Balluku:Nuk i heq as edhe një presje, ne nuk kemi reshtur asnjë ditë për tu marrë me kete problem. Greva e urisë rrezikon jetën, gra nëna nuk është zgjidhje, qeveria e ka të qartë situatën.

Tare: Ka në horizont zgjidhje?

Balluku: Besoj që ka, por meqë nuk është në kontrollin tonë nuk do doja të dukeshim jo të vërtetë në gjërat që themi, besoj se jemi shumë afër zgjidhjes dhe shpresoj të ndodhë shumë shpejt.

Neritan Sejamini: Qeveria duhet të rikuperojë këto para

Balluku: Si mund ti rikuperojë? Kur kjo rafineri është privatizuar është prishur cikli.

Neritan Sejamini: Të fillojë hetimi

Tare: Ësht menduar opsioni i mbylljes?

Balluku: Ne nuk jemi shtet komunist ta mbyllim. Të shtetëzosh aset që është nën Bankën Credins dhe blerë nga një entitet privat që paguan Credins nuk e di si ndërhyn shteti shqiptar. Nëse shteti ka këtë lloj fuqie të jashtëligjshme duhet të tmerrohen të gjithë biznesmenët. Kjo nuk ndodh. Në duam zgjidhje afatgjatë për 800 naftëtarët, duam të gjejmë investitorë që të ndizet ajo rafineri dhe mos të mbyllet më. Ajo rafineri bëhet por me investim të konsiderueshëm.

Sejamini: Vetëm me standardet mjedisore e mbyllni dhe nuk e hapni kurrë rafinërinë, ai nuk është biznes është skemë për të grabitur paratë e buxhetit. Unë thashë ta mbyllni, Armo ka borxhe ndaj OSHEE. Keni futur në burg persona që kanë marrë drita nga shtylla. Ndërsa me rafinerinë jo, pse jeni kaq të pamëshirshëm me të varfër dhe të mëshirshëm me biznesmenët?

Balluku: Është mundim për ne dhe stërmundim për ta, por po mundohemi ta zgjidhim dhe të gjejmë një zgjidhje nga lëmshi i privatizimit të rafinerisë në 2008.