Aktualitet

Çfarë duhet të bëjë Thaçi tani? A do dorëhiqet për të shkuar në Hagë si qytetar?

Çfarë duhet të bëjë Thaçi tani? A do

Çfarë duhet të bëjë Thaçi tani?

Kjo ishte pyetja që gazetarja Ilva Tare i drejtoi analistit Ben Andoni, i cili tha se ai duhet të përballet si qytetar i lirë me akuzat nga prokuroria e Hagës për Krime Lufte. Ai thotë se Thaçi e ka paralajmëruar ikjen e tij nëse do të thërritej në Hagë, dhe se të gjithë në Kosovë prisnin momentin kur ai të shkonte atje dhe të përballej me akuzat.

Ben Andoni; Duhet të përballet si qytetar i lirë me akuzat. Thaci e ka paralajëmruar ikjen e tij si president. Me staturën e tij, ai e dinte prej kohësh, nuk duhet të jemi hiprokritë, shumë njerëz e dinin përflitej, nuk mund të bëjnë politikanët tanë tani këtë lloj patetizmi, Në Kosovë fërkonin duart se kur do shkonte atje. Në staturën e vet i takon të shkojë atje si qytetar, të mbrohet edhe si luftëtar, por mesa shikoj është në një pozicion të vështirë.

Prokuroria Speciale në Hagë ka ngritur akuza për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për krime lufte.

Me datë 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri Veseli dhe persona të tjerë janë të dyshuar për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

Hashim Thaçi drejtoi forcat anti-serbe gjatë luftës në 1990.