Aktualitet

Rruga e Arbrit mbaron në Prill 2022! Aksi provizor dhe deri atëherë shoferët të respektojnë sinjalistikën

Rruga e Arbrit mbaron në Prill 2022! Aksi provizor dhe deri

Rruga e Arbrit u hap, por është provizore dhe shoferët duhet të respektojnë sinjalistikëm.

Ajo do përfundojë plotësisht në prill të 2022. Sot për inagurimin e këtij aksi kombëtar që afron distancën për Dibrën dhe Matin, ishte kryeministri Rama, ministrja e Infrastrukturës Balluku dhe ai i Drejtësisë Ulsi Manja, si deputet me origjinë nga Dibra.

Rruga e Arbrit mbaron në Prill 2022! Aksi provizor dhe deri

“Kjo është një rrugë që zgjat 69 km nga Tirana në Maqellarë, por në kontratën e koncesionit janë 54 km nga të cilat 48 ne i dorëzojmë sot për përdorim. Rruga që hapet është provizore sepse një pjesë të rrugës akoma nuk është përfunduar”, u shpreh Balluku.

Rruga e Arbrit mbaron në Prill 2022! Aksi provizor dhe deri

Çfarë duhet të dini për rregullat e kësaj rruge?

Ministrja Balluku është shprehur se shoferët duhet të tregohet të kujdeshëm dhe të udhëtojnë me shpejtësinë që është vendosur në tabelat rrugore.

Rruga e Arbrit mbaron në Prill 2022! Aksi provizor dhe deri

‘’Shoferët e automjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikat rrugore dhe të udhëtojnë me shpejtësinë që ne kemi vendosur në tabelat e gjithë rrugës. Policia rrugore do të monitorojë gjithë kohën”, u shpreh Balluku.

Pas inagurimit të rrugës Edi Rama postoi edhe një Tik Tok nga Dibra buzë një oxhaku ku shkruan; zjarr dibre

Tiranapost.al