Aktualitet

Çfarë e ndihmoi sistemin shëndetësor që nuk ra në kolaps nga koronavirusi?

Çfarë e ndihmoi sistemin shëndetësor që nuk ra

Po të mos funksiononin Urgjenca dhe mjekët e familjes, sistemi shëndetësor në këtë pandemi koronavirusi në vendin tonë do të pësonte kolpas. Këtë ka thënë ish ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja i cili theksoi se roli i tyre ka qenë thelbësor.

Në intervistë, Koja tha se aktualisht edhe spitalet rajonale po përgatiten që të përballojnë nëse do ketë fluks të lartë shtrimesh në spitale, për shkak edhe të qarkullimit të viruseve të tjera si të grpit, që do të jetë falas për grupet më të riskuara.

"Nëse do kishim lënë jashtë loje mjekun e familjes nuk do ishim në këtë situatë. Edhe Shërbimi Kombëtar i urgjencës mbajti një peshë shumë të rëndësishëm. Nëse ky shërbim do rrëzohej, do kolapsohej shëndetësia. Ka pritur mbi 65 mijë telefonata. Kemi spitalet COVID. 30% të kapaciteteve janë të pa shfrytëzuara. Falë një pune identifikuese, triazhuese, diagnostikuese dhe kuruese midis shërbimit të urgjencës dhe spitaleve përkatëse. Kemi gati dhe spitalet e tjera. Për sa i përket shtretërve kemi 500 shtretër që presin dhe të përballojnë nëse do ketë fluks të shtuar”.