Aktualitet

Çfarë është sfida “Blackout” në Tik Tok që po rrezikon fëmijët

Çfarë është sfida “Blackout” në Tik Tok

Ditën e djeshme një 13-vjeçar nga Lushnja u gjet i varur në dhomën e tij nga prindërit. Dyshimet e para të policisë ishin se i mituri është vetëvarur teksa po kryente një sfidë në aplikacionin e videove Tik-Tok e cila quhet “Blackout”.

Shumica e sfidave në Tik tok janë të padëmshme dhe argëtuese, por “Blackout” nuk është një prej tyre.

“Loja” kërkon që pjesëmarrësi të shtrëngojë një litar rreth qafës në mënyrë që të humbasi ndjenjat dhe personi do të zgjohet disa momente më vonë sipas sfidës, por rastet që e kanë provuar kanë rezultuar fatale. Kujtojmë tragjedinë në Itali, ku një 10-vjeçare humbi jetën pasi tentoi të bënte këtë sfidë.

Një tjetër rast është një 12 vjeçar nga Aurora, Colo i cili, pas një “beteje” prej 19 ditësh në spital me vdekjen, humbi jetën për shkak të sfidës “Blackout”.

Kompania kineze Tik-Tok ka reaguar pas këtyre ngjarjeve të rënda duke deklaruar:

"Ne nuk lejojmë përmbajtje që inkurajon apo promovon trendë të rrezikshme të cilat mund të sjellin fatalitete të tilla. Ekipet tona punojnë vazhdimisht për identifikimin dhe zhdukjen e trendeve të tilla nga Tik Tok".

Tiranapost.al