Aktualitet

Çfarë ilaçesh përdoren për të mjekuar të infektuarit në spitalet tona

Çfarë ilaçesh përdoren për të mjekuar të

Ndërsa ende nuk ka një vaksinë, edhe në spitalet tona për mjekimin e të prekurve me Covid-19 po ndiqen të njëjtat protokolle apo linja trajtimi si në spitale të botës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli në një intervistë për “News 24” për mjekimet që po përdoren për të infektuarit e shtruar në spitalet karantinë:

“Kemi përfshirë tocilizumab, hydroxychloroquine të gjithë trajtimet që po përdoren në botë. Kemi vendosur që me OBSH-në të jemi pjesë e një studimi klinik dhe për herë të parë merr pjesë Shqipëria. Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine”.