Aktualitet

Çfarë ndodh me një person që ka kaluar Covid-19

Çfarë ndodh me një person që ka kaluar Covid-19

Situata e pandemisë Covid-19 është serioze dhe agresiviteti i virusit nuk është zbutur pasi jemi ende larg imunitetit të tufës. Kështu theksoi mbrëmjen e sotme imunologu Genc Sulçebe, i ftuar në “Opinion”.

I pyetur nëse zhduken antitrupat tek personat që e kanë kaluar Covidin, Sulçebe tha se është faktuar që antitrupat me kalimin e kohës mund të bien, por trupi i një personi që e ka kaluar ka kujtesë dhe nëse rikthehet virusi antitrupat shumëzohen dhe mbrojnë në përhapjen e virusit.

Dikush që e ka kaluar, i zhduken antitrupat dhe është njëlloj si ato që se kanë kaluar?

Genc Sulçebe: Antitrupat janë maja e ajzbergut. Është faktuar që antitrupat me kalimin e kohës edhe mund të bien. Një njeri që e ka kaluar edhe kur nuk ka më antitrupa sërish ka limfocite kujtesë dhe është më pak i prekshëm nga virusi. Kur futet virusi ata shumëzohen dhe mbrojnë në përhapjen e virusit.

A lë pasoja që mund të shfrytëzohen nga sëmundje të tjera?

Genc Sulçebe: Absolutisht jo, deri tani nuk është përshkruar që mund të kemi infeksione dytësore. Këto janë infeksione që ndodhin një herë në 100 vjet dhe e gjeti popullatën të papërgatitur nga ana shkencore.

U tha që lë probleme mendore etj etj.

Genc Sulçebe: Deri tani nuk janë përshkruar pasoja afatgjata si pasojë e Covid-19.

Imuniteti ynë do ta suportojë Covid kur të kapë 40 % të popullatës?

Genc Sulçebe: Sigurisht.

Pse dikush reagon më keq dhe dikush tjetër jo?

Genc Sulçebe: Ka të bëjë me moshën, por edhe me genetikën.