Aktualitet

Çfarë ndodhi me baret, restorantet dhe hotelet gjatë Covid? Një tjetër arsye për të lënë më shumë bakshish

Çfarë ndodhi me baret, restorantet dhe hotelet gjatë Covid?

Baret, restorantet dhe hotelet shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të vitit dhe kjo është një tjetër arsye, veç shërbimit që merrni, pse duhet të lini më shumë bakshish.

Kufizimet e lëvizjeve u shtrinë përgjatë 50 ditëve në prill-qershor, kohë në të cilën pjesa më e madhe e aktiviteteve sidomos në sektorin e shërbimeve u mbyllen plotësisht. Por edhe pas rihapjes, këto aktivitete kanë rinisur me staf të reduktuar me qëllim mbajtjen e kostove nën kontroll.

Sipas të dhënave të INSTAT shkurtimet më të mëdha nga puna janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2% dhe fabrikat me -12.8%.

Rënie të punësimit shënuan edhe disa linja të tjera shërbimesh të tilla si aktivitetet inxhinierike, me -2.5%, informacioni dhe komunikimi me -2.3%, tregtia dhe riparimi i automjeteve me -2.2% dhe agjencitë e udhëtimit me -2.1%.

Sektori i ndërtimi gjithashtu shënoi rritje vjetore me 1.9 për qind gjatë pandemisë në tremujorin e dytë.

Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se në 6 muajt e parë të vitit dolën rreth 49-50 mijë persona nga tregu i punës, ose rreth 6% e totalit të të punësuarve në vend./ Referuar Monitor