Çfarë ndodhi në seancën 8-minutëshe të Parlamentit?
E Enjte 22 Shkurt 2024, 10:35
TiranaPost
Seanca plenare ka zgjatur sot 8 minuta.
Ka nisur dhe vijuar mes zhurmës së bilbilave, përplasjeve verbale dhe kaosit.
Gazmend Bardhi bllokoi foltoren, ndërkohë që replikonte me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Kjo e fundit hoqi nga rendi i ditës Projektligjin për Amnistinë Penale, për shkak të mosplotësimit të 84 votave.
Ndërkaq Parlamenti miratoi Marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët dhe ligjin për ndryshimet në zonat e mbrojtura.
Nga radhët e opozitës, votoi pro ligjit për Marrëveshjen e Emigrantëve me Italinë, Mesila Doda, e cila për mediat u shpreh se Italia është vend mik.