Aktualitet

Çfarë parashikon NATO në rast të një sulmi ndaj një vendi anëtar!

Çfarë parashikon NATO në rast të një sulmi ndaj

Polonia, e cila sipas raporteve fillestare është goditur nga raketa ruse me dy viktima, mund të përdorë nenin 5 të traktatit të NATO-s, i cili i detyron vendet anëtare për mbrojtjen kolektive.

Çfarë përcakton ky rregull?

"Palët - thuhet në tekstin e nenit 5 - bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet një sulm kundër të gjithëve".

Por çfarë parashikon tjetër neni 5, i cili është thirrur vetëm një herë nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit:

"... rrjedhimisht (palët) bien dakord që nëse ndodh një sulm i tillë, secila prej tyre, në ushtrimin e të drejtës së vet të mbrojtjes, individuale ose kolektive, e njohur nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë palën, ose palët e sulmuara, duke ndërmarrë menjëherë, individualisht dhe në bashkëpunim me palët e tjera, veprime të tilla që ajo e sheh të nevojshme, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë në rajonin e Atlantikut të Veriut.

Çdo sulm i tillë i armatosur dhe të gjitha masat e marra si rezultat i tij do t'i njoftohen menjëherë Këshillit të Sigurimit.

Këto masa do të përfundojnë kur Këshilli i Sigurimit të ketë marrë masat e nevojshme për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.”

Neni 5 është shtylla e NATO-s.

Fillimisht në aleancë ishin 12 anëtarë të NATO-s, ndërsa tani janë 30, mes tyre edhe Polonia.