Çfarë po ndodh me çmimin e energjisë? Rama në mëngjes dhe ERE në darkë thonë dy gjëra të kundërta

Sot paradite kryeministri, Edi Rama njoftoi në Facebook se kishte një lajm pozitiv për familjarët. Rama tha se çmimi i energjisë nuk do niste rritjen në tetor siç qe paralajmëruar, por ishte shtyrë me një muaj nga qeveria.
“Pas një diskutimi që kemi bërë mbrëmë deri vonë. Është vënë re një ndërgjegjësim për kursim tek abonentët. Nisur nga analiza tek sa nevojë kishte për energji kishte në shtator dhe për sa energji ka ka sot. Arsyeja e dytë është se ka një rritje të ndjeshme të nivelit të Fierzës gjatë këtyre ditëve. Kështu që vendosëm që aplikimi i fashës në 800 KW nuk do të hyjë në fuqi në 1 tetor”, tha Rama.
Në mbrëmje ERE ka reaguar duke krijuar konfuzion. Në njoftimin e Entit përfshihet edhe muaji Tetor, ndryshe nga ajo qe thoshtë kryeministri.
“Çmimet e vendosura nga ERE mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022. Në situatën e emergjencës energjitike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE. Për shembull, nëse për muaji tetor FSHU sh.a do ta sigurojë energjinë nga KESH sh.a me çmimin 2.6Lekë/kWh, dhe çmimi i energjisë për konsumatorin familjarë do të mbetet 9.5Lekë/kWh”, thuhet në reagimin e ERE.