Aktualitet

Çfarë po ndodh me disa të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri?

Çfarë po ndodh me disa të shëruar nga koronavirusi në

76 % e të prekurve me koronavirus në Shqipëri janë shëruar, por mjekët thonë se ky lloj infeksioni ngre pikëpyetje për gjendjen e tyre shëndetësore më pas. Në një intervistë për Klan, mjekja Bruna Shiroka ka treguar se 28 të shëruar në Tiranë ende po vëzhgohen pasi kanë shfaqur rënie të imunitetit.

 “Janë 28 pacientë që ne si mjekë po mbajmë në vëzhgim, 2 prej tyre kanë qenë të hospitalizuar. Është venë re një rënie të imunitetit tek këta persona në analizat serologjike të gjakut. Kjo për faktin sepse është edhe grupmoshë e re, pasi dihet që Covid ka më shumë pasoja tek personat që vuajnë me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Çfarë po ndodh me disa të shëruar nga koronavirusi në

Ndërsa burime nga QSUT kanë treguar se disa pacientë që e kanë kaluar koronavirusin janë rikthyer në spital me pobleme kardiake.

Mjeku Kita Sallabanda tha pak ditë më parë se koronavirusi po bëhet shkak për një sërë sëmundjesh tek pacientët që e kanë kaluar koronavirusin. Ai tha se pacientë që janë shëruar po rikthehen në spital me probleme si tromboza apo miokardi.

Ditën e djeshme edhe kryeministri britanik Boris Johnson i cili u shërua nga koronavirusi tregoi se për herë të parë kishte përjetuar probleme me shikimin duke bërë që të vendosë syze.