Aktualitet

Çfarë tregojnë të dhënat nga ECDC për nivelin e infeksionit nga koronavirusi në Shqipëri

Çfarë tregojnë të dhënat nga ECDC për nivelin e

Nga konferenca për shtyp sot, ku prezantoi 5 pikat e planit të menaxhimit të pandemisë, nëse do ishte në krye të qeverisë, kreu i PD-së. Lulzim Basha tha se Shqipëria ka të dhënat më të këqija në rajon për numrin e të infektuarve për shkak të Pandemisë nga COVID-19.

Por çfarë tregojnë të dhënat e publikuara nga Qendra Europiane e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve dhe Worldometer?

Rezulton se Shqipëria ka një mesatare të rasteve të reja me numrin më të ulët në rajon. Fat apo masat e duhura? ECDC ende nuk ka dhënë dritën jeshile për të hapur kufijtë. 

Sipas të dhënave

Shqipëria ka numrin e rasteve 4,654 për 1 milion banorë, ndërkohë Bashkimi Europian, Britania e Madhe, Zvicra ka një mesatare prej 6,272 raste për 1 milion banorë. Mesatarja e rajonit është 6,655 raste për 1 milion banorë, të cilat janë substancialisht më të larta krahasur me Shqipërinë.

Basha tha se numri i vdekjeve është i lartë. 

Sipas të dhënave: Numri i vdekjeve të regjistruara që prej fillimit të pandemisë për 1 milion banorë në Shqipëri është 132 dhe është shumë më e ulët se sa mesatarja Bashkimit Europia, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës me 363) dhe mesatarja e rajonit 197.

Linqet me tabelatdhe shifrat reale i gjeni si më poshtë: 

https://qap.ecdc.europa.eu/public/extensions/COVID-19/COVID-19.html

https://www.worldometers.info/coronavirus/

Çfarë tregojnë të dhënat nga ECDC për nivelin e

Çfarë tregojnë të dhënat nga ECDC për nivelin e