Aktualitet

FBI-ja shqiptare/ Vetëm 100 kandidatë e kaluan testin fizik: Çfarë sprovash kaluan dhe detajet për fazën e radhës

FBI-ja shqiptare/ Vetëm 100 kandidatë e kaluan testin fizik:

Kandidatët që konkurrojnë për t’u bërë pjesë në Byronë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare, iu nënshtruan sot testit fizik. Nga 403 kandidatë testin fizik e kanë kaluar vetëm 103, ndërsa 300 të tjerë nuk janë kualifikuar.

Komisioni i Përzgjedhjes në Byronë Kombëtare të Hetimit njofton se ditën e sotme mbylli procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Për katër ditë me radhë, dhe të ndarë në grupe, kandidatët, u desh që të testoheshin për rezistencën e tyre fizike, duke iu nënshtruar ushtrimeve, si pompa, muskuj barku, vrap, etj, e që më pas u vlerësuan nga komisionet.

I gjithë ky proces u monitorua nga drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit , Aida Hajnaj, si dhe nga komisionet ndërkombëtare vëzhguese, të Ambasadës.

Të gjithë kandidatët që do të vlerësohen se janë të aftë fizikisht, dhe që kanë arritur rezultatet e kërkuara nga komisioni, do të vijojnë me fazat e tjera. Ditën e hënë pritet që të kenë shkrimin e një eseje, për të vijuar më pas me intervistimin se përse ata duan që të bëhen pjesë e BKH-së dhe se cilat janë motivet e tyre për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vend.

Por megjithatë, do të ketë edhe të tjerë filtra, siç janë kontrolli i pasurisë për të gjithë kandidatët, për të vazhduar me procesin që për herët të parë do të përdorët në Shqipëri, poligrafi, ose e quajtur ndryshe makina e së vërtetës.

60 kandidatët që do të përzgjidhen në fund, për të qenë pjesë e BKH-së, do të punojnë ngushtësisht me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme SPAK, për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vend.

Por përpara se të kalojnë deri në këtë fazë, ata më parë do të trajnohen nga ekspertë të FBI-së.

Udhëzimi për zhvillimin e testit të arsyetimit logjik

Testi i Esesë me shkrim zhvillohet për të demonstruar  nivelin e aftësive në shkrim dhe këndim, përdorimin e MS Ëord, arsyetimin logjik dhe aftësinë për të artikulur idetë me shkrim.

Testi i Esesë me shkrim zgjat 1 orë, dhe mënyra si do të bëhet vlerësimi pasqyrohet tek tabela më poshtë.

Testimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, hyrja përballë Presidencës.

Kandidatët do të paraqiten për testim në orën 08.00, të datës 26.10.2020, në adresën e sipërcituar.

Kandidatët në testin me shkrim do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19.

Kandidatët para se të hyjnë në testin me shkrim do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore.

Kandidatëve do t`u jepen udhëzime për zhvillimin e testimit.

Kandidatët gjatë zhvillimit të testit me shkrim, në ambientin ku zhvillohet testi, nuk lejohet të mbajnë telefona celularë, pajisje elektronike, libra ose shënime.

Nuk lejohet asnjë lloj komunikimi me kandidatêt e tjerë pasi kanë hyrë në ambientin ku zhvillohet testi.

Mosrespektimi i këtyre rregullave dhe udhëzimeve të tjera të dhëna nga vëzhguesit do të rezultojnë në largimin e menjëhershëm të kandidatit dhe moskualifikimin e tij për në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Lista me kandidatët e kualifikuar: