Aktualitet

Fëmija 4-vjeçar nga Saranda bie nga ballkoni i shtëpisë, niset me helikopter drejt Spitalit Traumës

Fëmija 4-vjeçar nga Saranda bie nga ballkoni i shtëpisë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Sarandë. Një fëmijë 4 vjeç është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh të Sarandës ndërsa i mituri i cili u dërgua fillimisht në spitalin rajonal, është transportuar me helikopter në Tiranë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar. I mituri ka marrë dëmtime në kokë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.