Aktualitet

Replika Rama-Braçe për fermerët! Kryeministri tha janë të painformuar, deputeti socialist: Unë i keqinformuar?!

Replika Rama-Braçe për fermerët! Kryeministri tha janë

Pas intervistës së Erion Braçes në podcast me Mira Kazhanin, ku ish zv.kryeministri u përlot kur foli për situatën e fermerëve dhe qasjen e qeverisë ndaj këtyre të fundit, ka reaguar Edi Rama duke thënë nga Farka:

“U jam mirënjohës atyre që kanë ardhur nga Dibra, apo nga pjesa e jugut të vendit. Dua të prek disa elemente pa hyrë në të gjitha ato që parashtroi ministrja. Dua ta nis nga elementi që ka krijuar konfuzionin e pragut të miratimit të buxhetit, i materializuar edhe në disa protesta të cilat janë legjitime. Por për të cilat besoj se ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur në fakt. Është e thjeshtë në shifra. Pse ne kemi vendosur që ta heqim atë rimbursimin e 6% dhe çfarë do të bëjmë me atë masë parash që përdorej për të. Këto janë të nevojshme për të kuptuar se është hedhur një hap para dhe jo një hap pas. Duke vendosur atë skemë rimbursimi 6% kemi synuar që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të grumbulluesve, të çojmë paratë të fermeri, në raport me prodhimin e grumbulluar. Shifra në fund fare ka rezultuar modeste, por një shifër e kontrolluar nga disa grumbullues të mëdhenj dhe jo të fermeri.

Duke qenë se në këtë fazë, në këto vite sistemi i grumbullimit ka përfituar nga mbështetja e qeverisë, nga AZHBR, dhe duke qenë se grumbulluesit janë një forcë në treg, besoj se grumbulluesit do ta mirëkuptojnë këtë që po them. Jo vetëm që nuk jemi kundër tyre, por kemi bërë çmos që t’i mbështesim. Ajo shumë që në fund fare ka rezultuar rreth 9 mln dollarë , të transferohet drejtpërdrejtë në buxhetin e bujqësisë dhe në vend se sa të shpenzohet përmes një sistemi jo transparent dhe të paqartë rimbursimi, ku pjesa dominonte e këtyre kontrollohet nga grumbulluesit, të shkohet te buxheti, duke iu dhënë buxhetit të ministrisë së Bujqësisë. Një sektor, i cili gjatë një viti prek shifrën e 3.5 mld sa mund të impaktohet nga vetëm 9 mln. Flas për 3.5 mld dollarë. Me këto 9 milionë ne mund të bëjmë shumë duke ia shtuar masës së financimit të bujqësisë, duke synuar produktivitetin".

Braçe kundërpërgjigjet përmes një statusi: UNE NUK KEQINFORMOHEM!

UNE NUK KEQINFORMOJ,
AS ME QELLIM POLITIK,
AS ME QELLIM EKONOMIK APO PERFITIMI PERSONAL!

PER BUJQIT, PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PERPUNIMIN-BRENDA VENDIT, EKSPORTIN, them.

Ndaj po marr persiper ta spjegoj;

??Qe bujku te prodhoj, duhet qe ta shese, te siguroj te ardhura per te prodhuar perseri dhe me shume e per te jetuar;

??Qe bujku te shese duhet qe BLERESI, grumbullues apo perpunues, supermarket, te kete interes, pra te fitoj edhe ai ose minimumi te mos humbase para; NESE HUMB PARA, PSE TE BLEJ?!

#SKEMA 6% NE BLERJE DHE 20% NE SHITJE FUNKSIONON KESHTU:

??BUJKU ka prodhuar e do te shese 1 kg DOMATE, CMIMI 500 LEKE (te vjetra);

??BLERESI qe eshte GRUMBULLUES ose PERPUNUES, ble 1 kg domate me cmim 500 leke;

??BLERESI ka detyrim ligjor te autofaturoje blerjen me 6% tek bujku:
471.5 (vlere e tatueshme)+28.5 (Tvsh 6%)=500 leke.

??BLERESI do dal te SHESE, pasi shton vleren e 1 kg domate nga 500 ne 650 leke.

BLERESI tani si SHITES, shet me 20% TVSH, pra i paguan qeverise/tatimeve, 20% te vleres ne shitje:
20% e 650 lekeve=108.3 leke TVSH.

Pra:
BLERESI NGA BUJKU (grumbullues, shites, perpunues, shites), krediton te bujku kur ble prej tij 6%=28.5 leke;
BLERESI SI SHITES (grumbullues, perpunues), paguan tek Qeveria 20%=108.3 leke.

LLOGARIA SHUME E QARTE:
108.3-28.5=79.8 LEKE!

BLERESI NGA BUJKU, KUR I BLE PRODHIMIN BJJKUT,
HUUUUUUMBEEEEEET 79.8 LEKE PER NJE KILOGRAM DOMATE!

Me SKEMEN E RE 0 NE BLERJE E 20% NE SHITJE, BLERESI NGA BUJKU,
HUUUUUUUUMBEEEEEET 108.3 LEKE!

Tani pyetje kam:
PERSE DUHET TE BLEJ UNE NGA BUJKU KUR HUMBAS PARA? PERSE?

NESE UNE NUK BLEJ SEPSE HUMBAS PARA DERI NE 16% TE 500 LEKESHIT TE NJE KG DOMATE, PERSE DUHET TE PRODHOJ BUJKU? CILI IDIOT APO BAMEMIRES DO JA BLEJ PRODHIMIN?

Askush!
Kaq e thjeshte eshte.

Te gjithe kemi shqetesimin e prodhuesit, une, ministrja, kryeministri;
POR SHQETESIMI NUK ZGJIDHET DUKE THELLUAR DEMIN, PRA DUKE THELLUAR HUMBJEN E BLERESIT, SHKATERRUAR INTERESIN E TIJ PER TE BLERE NGA BUJKU, PER PASOJE PRODHIMIN E PASHITUR NGA BUJKU!

Ato qe kerkohen nuk jane para me shume;
Kerkohet BARAZIMI I TVSH ne blerje e ne shitje si kudo ne kete vend, kudo jashte ketij vend; SIC TEK PESHKIMI XHANEM!

Çfarë tha Erion Braçe në intervistën për Tiranapost për fermerët që solli reagimin e kryeministrit Rama?

Tiranapost.al