Aktualitet

Festat e fundvitit, Komisioni Europian do të kërkojë vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës

Festat e fundvitit, Komisioni Europian do të kërkojë vendosjen

Komisioni Evropian pritet të publikojë të mërkurën udhëzimet e fundit, me qëllim për të shmangur një valë të tretë infektimesh me Covid-19, pas festave të Fundvitit.

Në strategjinë e titulluar “Qëndroni të sigurt”, ka rekomandime për qeveritë se si duhet menaxhuar festa e krishtlindjes dhe e ndërrimit të viteve, në një situatë aspak të zakontë.

Brukseli po ashtu i përgjigjet shqetësimit të ngritur nga krerët e qeverisë italiane, gjermane dhe franceze sa u përket funksionit të resorteve të skive dhe shprehet se pushimet dimërore përfaqësojnë rrezik dhe mund të transformohen në burimin e një vale të tretë të virusit.

Po ashtu bëhet me dije se KE do të kërkojë forcimin e masave kufizuese për të evituar tubimet në ambiente të mbyllura  dhe bashkimet familjare në grupe të mëdha.  BE rekomandon ndalimin e eventeve me shumë njerëz dhe kufizimin e numrit të personave në një vend dhe përdorimin e detyrueshëm të maskës. Komisioni do të kërkojë vendosjen e  shtetrrethimit gjatë natës, për të evituar festimet në orët e vona ndërsa për ceremonitë fetare mund të kërkohet të anulohen ose të mbahen online.