Festat shtojnë fluksin e udhëtarëve në pikat kufitare me Greqinë
E Shtunë 21 Dhjetor 2024, 10:56
TiranaPost
Pikat kufitare me Greqinë kanë nisur të ngarkohen për shkak të festave të fundvitit.
Fluksi më së shumti është regjistruar në hyrje të Shqipërisë.
Autoritetet vendase kanë shtuar sportelet për të shmangur pritjet e gjata.
Aktualisht po punohet me 5 sportele, 3 në hyrje dhe 2 në dalje. Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 4599 dhe 1864 shtetas kanë dalë.
Në ditët në vijim fluksi pritet të shtohet.