Festimet për Vitin e Ri në të gjithë vendin, 16 të lënduar lehtë nga fishekzjarret
E Mërkurë 1 Janar 2025, 09:31
TiranaPost
Festimet për ndërrimin e viteve, kanë kaluar pa incidente serioze.
Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve janë lënduar lehtë 16 persona, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore.
"Festimet për ndërrimin e viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente. Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, deri në këto momente janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë. Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, kjo falë qytetarisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit," tha Ilir Proda.