Aktualitet

Fevziu: Apartamentet në Tiranë kushtojnë më shumë se në Vjenë. Kush i blen? Veliaj tregon kategoritë

Fevziu: Apartamentet në Tiranë kushtojnë më shumë se

Sonte në emision Opinion është kryebashkiaku Erion Veliaj. Mes shumë pyetjesh që ngjallin kureshtinë e shumë shqiptarëve, gazetari Fevziu e pyet Veliajn për arketipin e atyre që janë në gjendje të blejnë apartamente nga 4 deri në 5 mijë euro metri katror.

Veliaj zbulon se ka jo pak dhe kryesisht ata vijnë nga jashtë si p.sh.: nga Ambasadat, të huajt, nga vendet e gjirit.

Fevziu: Është më shtrenjtë se në Vjenë?

Veliaj: Marrim kullën përballë Kishës, pjesë më e madhe është blerë nga kompanitë zvicerane. Një pjesë e stadiumit është blerë nga fondi shqiptaro-amerikan. Çmimet i cakton tregu. Koha kur Bashkia jepte autorizime për shtëpi ka mbaruar në vitet ‘90. ‘Teleperformanca’ është në qendër se klienti Apple dhe eBay, atyre që i përgjigjen telefon, duan të jenë në vendin më të trajtuar.

Jeta në Tiranë është e kushtueshme. Shumë rezidenca të reja dhe pallate po ndërtohen dhe shiten me çmime të majme. Edhe më të shtrenjta janë edhe komplekset në periferi të Tiranës edhe ato në Jug ku jetojnë dhe kanë blerë shtëpi një pjesë e mirë e kastave të Tiranës, personazhe te politikës, të biznesit dhe të medias.