Aktualitet

Fevziu i lexon SMS-në e Berishës ku i përmend Anetën, Rama: Çfarë t’i them unë atij dhe ty që ma lexon atë që thotë për nënën time të vdekur

Fevziu i lexon SMS-në e Berishës ku i përmend Anetën, Rama:

Një ‘përplasje’ në distancë ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha. Fillimisht pasi përmendi emrin e këtij të fundit në emisionin ‘Opinion’, gazetari Blendi Fevizu i kujtoi se Berisha sot kishte ditëlindjen. Në këtë moment, Rama i bëri një urim:

“Të uroj të kesh 100 jetë për stërnipa, stërmbesa, nipat, mbesa, po për këtë pjesë lëre historinë të flas për ty, se kur flet nga puseta me mrroklla dixhitale thjesht turpëron veten. Shqipërinë lëre rehat mbylle pustën dhe fli gjumë doktor”.

Fevziu ndërhyri duke i lexuar një SMS që Berisha nisi në celularin e tij si kundërpërgjigje:

“Ka marrë fund ka filluar të flasë për Anetën si Enveri për anenë. Nëse ka kujrajë të përballet me kryetarin e opozitës dhe ka të drejtë”.

Pas këtij mesazhi Rama u shpreh:

“Çfarë t’i them unë atij që flet për nën time të vdekur. Ai është kokrra e mjerimit! Dhe t’i që ma lexon mua këtu atë që thotë për nënën time. S’mundet ai kokrra e mjerimit të futet në mes dhe të marrë nëpër gojë nënë time”.