Aktualitet

Fiks fare: Ke menduar për zëvëndësuesin, Rama: Në mendim e sipër

Fiks fare: Ke menduar për zëvëndësuesin, Rama: Në

Kryeministri Edi Rama u pyet në Fiks Fare për zëvendësuesin e tij, që do e pasojë në krye të Partisë Socialiste. Edi Rama tha se është në mendim e sipër. Rama iu përgjigj një sërë pyetjesh të cilat kishin dhe humor brenda.

Pjesë nga intervista:

-Si e ke emrin?

Edvin ma pati vënë gjyshja dhe kur u rrita ca, thashë pse të mbaj emrin që më vunë të tjerët, emrin e vë vetë dhe e kam Edi.

E ke mbajtur maskën para se të dilte maska? Inteligjentët e kuptojnë

Këtë maske jo, po një maskë tjetër po. Po pse ti nuk mban maskë?

Çfarë maske ke mbajtur?

Po maskën që vini dhe ju ketu që bëni si humoristë?

Rama; Futu në kazan e pastron kazan.

Vazhdon ti kesh marrëdhëniet institucionale me presidentin?

Marrëdhëniet nuk i kam se po pres t'i dalë rakia, por nuk i del dhe ju i jepni se doni gallat.

Mos ka ardhur momenti që të takoheni prapë e të hani ngjala?

Me atë do merremi? Kthehu në ekran e thuaji dëgjo vajzën mos pi e kthehu në shtëpi.

I keni mbajt premtimet si Kryeministër?

Jo të gjitha.

Nuk u lodhe 8 vjet? Do të rrish dhe 4

Po pse do lodhem?

Bashën e do sinqerisht?

Patjetër që e dua, pse nuk duket? Ndjehet.

Kë do më shumë Joe Biden, Macron, Merkel apo Erdogan

Të gjithë i dua, të gjithë këta që më përmendët.

Erdogan pak më shumë?

I dua të gjithë

Je diktator apo demokrat në parti?

Po pse në parti? Ti je diktator në shtëpi e demokrat jashtë?

Sa deputetë do merrni?

74-78. Nuk e ul fare, ok 74-77, 74-76. Kaq

I ke bërë thirrje bashës për bashkëpunm, por të ndahet nga Berisha

Edhe nga… lëre se po na vjen babai ( Iliri)

Ku ka më shumë komunistë te PD apo PS?

Natyrisht që në Gjir të Lalzit ka më shumë.

Ke menduar për zëvendësuesin?

Në mendim e sipër.

Je gati të sakrifikosh fëmijët dhe familjen si ai? (Meta)?

Si mund të sakrifikohet familja dhe fëmija për tekat e tua që i quan revolucion, për asnjë rast nuk sakrifikohet. Kur je tapë gjithë ditën sakrifikon gjithçka.

*Tiranapost.al.