Aktualitet

Fillon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç në Lezhë! Në 15 Mars mbërrijnë 8000 doza të tjera të kompanisë “Pfizer”

Fillon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç në Lezhë!

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë qenë ditën e sotme në qytetin e Lezhës ku po administrohet vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç. Nga aty Manastirliu ka bërë me dije se në datën 15 Mars do të mbërrijnë në Tiranë edhe 8000 doza të tjera vaksine anti-COVID nga kompania amerikan Pfizer, ndërkohë që kryeministri Rama ka thënë se me mbërritjen e dozave të kompanisë Pfizer do të fillojë vaksinimi i mësuesve.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- ka thënë Manastirliu.

Tiranapost.al