Aktualitet

Finalja e Conference League/ Cilat rrugë do të jenë të bllokuara dhe të aksesueshme ditën e nesërme

Finalja e Conference League/ Cilat rrugë do të jenë të

Nesër do të luhet finalja e Conference League në Stadiumin “Air Albania” në orën 21:00, midis Romës dhe Feyenoord.

Drejtori i Polisë së shtetit, Gledis Nano, dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaruan ditën e djeshme se më të shumtat e akseve rrugore në Tiranë do të jenë të bllokuara, ndërsa nuk do lejohet të vijnë në kryeqytet qytetarët shqiptarë që nuk kanë një biletë për ndeshjen.

Administrata dhe gjithë sistemi arsimor në Tiranë janë pushim, ndërsa ministri Çuçi, i bëri thirrje edhe sektorit privat që ta bëjnë pushim.

Kjo është harta që është publikuar nga mediat, vetëm rrugët jeshile janë të aksesueshme.

Finalja e Conference League/ Cilat rrugë do të jenë të

Rrugët e bllokuara:

Rruga e “Durrësit”
Rruga e “Kavajës”
Rruga “Myslym Shyri”
Rruga “Ibrahim Rugova”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “Xhorxh W Bush”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “Ismail Ndroqi”
Rruga “Luigj Gurakuqi”
Rruga e “Dibrës”
Rruga “Urani Pano”
Rruga “Dedë Gjo Luli”
BLV. Zogu i Parë
BLV. Bajram Curri
BLV. Gjergj Fishta
BLV. Zhan D’ark
BLV. Dëshmoret e Kombit
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Rruga Leke Dukagjini
Rruga “Faik Konica”
Rruga “Dervish Hima”
Rruga “Asim Zeneli”
Rruga “Ismail Qemali”
Rruga “Mustafa Matohiti”
Rruga “Jul Variboba”
Rruga “Fatmir Haxhiu”
Rruga “Gjergj Filipi”
Rruga “Pjetër Bogdani”
Rruga “Nikolla Tupe”
Rruga “Brigada e VIII”
Rruga “Pashko Vasa”
Rruga “Çamëria”
Rruga “Ukraina e Lirë”
Rruga “Abdyl Frashëri”
Rruga “Skerdilajd Llagami”
Rrugë të kufizuara për emergjenca dhe autorizim:
Rruga e Rinasit
Rruga interurbane Durrës-Tiranë
Rruga Fushë Krujë-Vorë
Rruga Elbasan-Tiranë
Rruga Durrës-Tiranë, nga Ndroqi
Rruga “Dritan Hoxha”
Rruga “Teodor Keko”
Unaza e Madhe
Rruga e Elbasanit
BLV. Bajram Curri
BLV. Gjergj Fishta
Rruga “Muhamet Gjollesha”
Rruga “Sulejman Delvina”
Rruga “Asim Vokshi”
Rruga “Reshit Petrela”
Rruga “Ferit Xhajko”
Rruga Bardhyl
Rruga “Arkitekt Sinani”
Rruga “Sami Frashëri”
Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”
Rruga e Barrikadave

Policia ka marrë masa të rrepta për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuar nga Bashkia dhe është bërë ndarja në 2 fanzona. Për tifozët e e ekipit të Feyenoord aktiviteti do të zhvillohet në zonën e Amfiteatrit në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, për tifozët e ekipit të Romës aktiviteti festiv do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.