Aktualitet

Shqipëria vend pritës për emigrantët e paligjshëm që kërkojnë të fitojnë azil në Itali

Shqipëria vend pritës për emigrantët e paligjshëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet një vizitë zyrtare në Itali, ku është takuar me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Gjatë një konference për mediat, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, tha se është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për emigracionin e paligjshëm.

Meloni u shpreh se Porti i Shëngjinit do të jetë pikë pritëse për emigrantët e paligjshëm që kërkojnë të futen në Itali.

“Shqipëria do t’i japë Italisë mbështetje duke e lejuar të përdorë disa zona, ndërsa Italia do të kryejë procesin e seleksionimit. Refugjatët që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore mes atyre që kanë të drejtë dhe jo të përfitojnë azil”.

Sipas Melonit, deri në 36 mijë persona mund të strehohen përkohësisht në Shqipëri, në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.

“Shqipëria nuk është një vend i BE, por është shtet europian. Ne jemi në Europë, jemi një shtet europian dhe na mungon U-ja përpara, por kjo nuk na pengon për të parë botën si europian. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së, sepse ka një diferencë të madhe, mes asaj që lidh Shqipërinë me Italinë dhe italianët me shqiptarët. Sikurse kam thënë në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet", tha Rama