Aktualitet

Fizioterapistja 44-vjeçare me koronavirus, kishte shkuar në Berat pasi iu mbyll biznesi në Tiranë

Fizioterapistja 44-vjeçare me koronavirus, kishte shkuar në Berat

Zgjerohet harta e zonave të prekura nga koronavirusi në Shqipëri, pasi zbulohet edhe rasti i parë në Berat. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një 44-vjeçare, e cila jetonte prej vitesh me familjen e saj në Tiranë, por për shkak të mbylljes së biznesit prej 10 ditësh ishte kthyer në banesën e saj në Berat.

Ditën e sotme analizat konfirmuan se ishte me koronavirus, dhe këtë mbrëmje është transportuar këtë mbrëmje me ambulancë drejt Infektivit.

Menjëherë pas konfirmimit, në banesën e saj në fshat kanë shkuar punonjësit shërbimit të higjienës dhe forcat e policisë për të bërë dezifektimin. 44-vjeçarja punonte si fizioterapiste në Tiranë dhe në Durrës. Bashkëshorti dhe djali i saj, mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, të vetëizoluar.