Aktualitet

Fjolla Morina para policëve: Nuk e dija se kisha armë në atë çantë

Fjolla Morina para policëve: Nuk e dija se kisha armë në atë

Këngëtares nga Kosova, Fjolla Morina iu gjet armë në çantë teksa dje kalonte kufirin nga Kosova për në Shqipëri. Para togave të zeza, mësohet se ajo ka thënë se armën e kishte harruar në një prej çantave dhe kur u nis drejt Shqipërisë nuk e dinte që arma ndodhej ende aty, ndërsa nuk dihet arsyetimi i saj se si e ka siguruar armën. 

Këngëtarja udhëtonte me dy djem të tjerë të cilëve u janë marrë shenjat e gishtërinjve ku do shihet nëse ata e kanë prekur. Dy djemtë janë identifikuar si F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Këngëtarja me dy djemtë akuzohen për  veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Në çantën e këngëtarës u gjetën dy pistoleta, por njëra prej tyre rezultoi false.

Fjolla Morina para policëve: Nuk e dija se kisha armë në atë