Aktualitet

Flakë e tym nga një fasoneri në Skrapar

Flakë e tym nga një fasoneri në Skrapar

Një fasoneri në qytetin e Skraparit është përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për një fabrikë prodhimi këpucësh. Shkaqen nuk bëhen me dije, por dyshohet ng shkëndija elektrike në një nga makineritë e fasonerisë. Ndërsa punonjësit fatmirësisht kanë arritur të dalin nga ambientet e punës pa u lënduar. Ata ishin të reduktuar në numër dhe kanë dalë me njëherë sapo vunë re flakët. Mendohet se dëmi material është i madh. 

Pamjet e publikuara tregojnë zjarrin dhe tymin që del nga ndërtesa. Banorët pranë zonës janë larguar të alarmuar nga frika për ndonjë shpërthim apo ndonjë lëndim edhe pse fasoneria ndodhet larg. Forcat Zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar ngjarjen.