Aktualitet

Flet avokatja e Fjolla Morinës: Nuk mund të lihet në burg se është shtatzënë. Ato që iu gjetën s’ishin armë zjarri

Flet avokatja e Fjolla Morinës: Nuk mund të lihet në burg se

Sipas avokates së Fjolla Morinës, Aurora Guska, dy armët që iu gjetën këngëtares mesnatën e 19 shtatorit nuk ishin funksionale, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.

"Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku, pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pistoletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak", thotë avokatja.

Flet avokatja e Fjolla Morinës: Nuk mund të lihet në burg se

Gjyqi për Fjolla Morinën ishte parashikuar të mbahej në orën 8:20, ndërsa u shty për në orën 13:00. Avokatja sqaron arsyen e këtij vendimi:

"Fillimisht kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest në burg, me faktet pasi Fjolla është shtatzënë dhe është e pamundur që ajo të lihet në burg sipas nenit 230 pika 2. Na u la një kohë për të siguruar një kontratë qiraje banimi që ajo të vendoset me masën e sigurisë arrest shtëpie ose në këtë kundërtën kërkoi dhe garanci pasurore. Gjatë kësaj kohe na u la koha e lirë për të konkluduar nëse do paraqesim garancinë pasurore ose kontratën e qira".

Prokuroria ka kërkuar që në seancë të paraqitet gjenekologu që të vërtetojë shtatzëninë e saj pasi një eko është e pamjaftueshme. Nëse gjykata merr një vendim më të lehtë se 'arrest me burg', atëherë prokuroria ka kërkuar të vendoset masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe një garanci shtesë pasurore prej 5 milionë lekë.

Flet avokatja e Fjolla Morinës: Nuk mund të lihet në burg se

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina, u ndalua nga policia kufitare e Morinës mesnatën e 19 shtatorit pasi iu gjet një pistoletë dhe 23 fishekë, ndërsa tentonte të kalonte për në Shqipëri. Ajo ndodhej në makinë me dy djemtë, biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji, të cilët kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte një armë.

Një ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj dhe i ishte bërë dhuratë nga një miku i saj në Gjermani, i cili nuk jeton më.