Aktualitet

Flet babai i efektivit të FNSH: Si e mora lajmin për ekzekutimin e tim biri

Flet babai i efektivit të FNSH: Si e mora lajmin për ekzekutimin e tim

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i vrarë efektiv i FNSH së Shkodrës, Xhuljo Prela 26-vjeç ka folur për News24 babi i të ndjerit, Martin Prela.

Ai kërkon të zbardhet ngjarja e rëndë dhe të gjenden autorët, ndërkohë që tregon se Xhuljo për shkak të një konflikti të para dy viteve ka kërkuar transferim në Shkodër.

Gjatë prononcimit të tij ai gjithashtu tregon se lajmin e ka marrë rreth orës 05 të mëngjesit kur djali i vëllait të tij ka shkuar për ta marrë në shtëpi dhe janë nisur drejt vendngjarjes.

“Nga ora 5 e mëngjesit erdhi djali i vëllait, ishte shumë herët. E dija që ka ecur natën djali. Gjatë rrugës me djalin e vëllait, ai komunikoi me policinë dhe na thanë që mos nxitoni se nuk e ndryshoni problemin. E kam ditë që dje ditën që do vinte një miku jonë dhe ai do ta shoqëronte. Meqë ishin rregullat e pandemisë nuk lejohej lëvizja dhe shkoi djali.

Nuk ka pas asnjë emergjencë që djali të kthehej natën. Djali ka qenë normal në gjithçka. Dje ka vazhdu mësimin online dhe nuk dimë nëse ka hasur ndonjë problem. Ne si familje nuk kemi gjaqe për të shkuar deri në këtë pikë. Probleme të tij personale nuk di. Kohët e fundit më pati thënë që ka pasur probleme në Lezhë dhe kaloi në Shkodër. Kundërshtari kur shikon që ke harru atëherë të kujton. Uroj të mos jenë gjëra të punës sepse ky është sinjal i keq edhe për kolegë të tij. Kjo është shumë e rëndë.

Drejtuesit e policisë i kam parë të pikëlluar dhe kanë qenë të angazhuar për të zbardhur problemin. Uroj që kjo mos ketë ardhur përmes punës sepse nëse është kështu ka ardhur nga bota e krimit. Uroj të gjendet kush e bëri këtë punë”, tha babi i 26-vjeçarit .