Aktualitet

Flet biznesmeni që shoqëronte Fjolla Morinën, ditën kur u kap me armë në makinë

Flet biznesmeni që shoqëronte Fjolla Morinën, ditën kur u

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Moina, u ndalua nga policia kufitare e Morinës mesnatën e 19 shtatorit pasi iu gjet një pistoletë dhe 23 fishekë, ndërsa tentonte të kalonte për në Shqipëri. Ajo ndodhej në makinë me biznesmenin Fisnik Sylën dhe Fitim Mujin, shoferin e saj, të cilët kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte një armë.

Syla dhe Muji deklaruan se ishin në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, ku do të vinte për të kënduar.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim”, janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç.

Flet biznesmeni që shoqëronte Fjolla Morinën, ditën kur u
Biznesmeni Fisnik Syla

Ndërkohë arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Një ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj dhe i ishte bërë dhuratë nga një miku i saj në Gjermani, i cili nuk jeton më.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush. E kam harruar aty, e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë. Ju deklaroj se dy djemtë nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë”, deklaroi Fjolla Morina.

Biznesmeni Fisnik Syla është pronar i 5 objekteve hotelerike në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës, e president i “F.C.Gera-Waasland”. Këngëtares iu gjet në çantën e saj të dorës një pistoletë tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë u konstatuan dhe sekuestruar, në xhepin e pasmë të sediljes.