Aktualitet

Flet vëllai i një pacienti tek Sanatoriumi: Një mjeke më tha s’e di pse është këtu, se nuk ka Covid. Kemi 3 ditë që s’dimë asgjë për të

Flet vëllai i një pacienti tek Sanatoriumi: Një mjeke më tha

Vëllai i këtij qytetari nga Lezha prej tre ditësh po kurohet me Covid tek Sanatoriumi, pavarësisht se testi doli negativ. Ai tregon se i vëllai u soll në Tiranë me dyshimet se ishte infektuar dhe iu nënshtrua testit, që tregoi se nuk kishte Covid.

Flet vëllai i një pacienti tek Sanatoriumi: Një mjeke më tha

Qytetari tregon se një prej mjekeve iu shpreh se i vëllai nuk ishte për t’u shtruar në spitalin Covid, pasi dyshohej se kishte meningjit, por pavarësisht kësaj ai qëndron i shtruar prej 3 ditësh. Gjithashtu qytetari denoncon faktin se prej tre ditësh nuk kanë asnjë informacion lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.  

“Erdhëm tek Infektivi. Kishte dyshime për Covid. Tamponi doli negativ. Një doktoreshë që takuam dje tha nuk e dimë pse na e kanë sjellë këtu se nuk është për këtu, por më erdhi keq dhe nuk e ktheva. Një dyshim ishte që kishte meningjit në kokë. Por këtu nuk është për atë punë, Nuk e di pse e mbajnë te Covidi. Nuk dimë asnjë të dhënë për vëllain. As e kam parë vëllain. Atë ditë që e sollëm në urgjencë thanë se do i përcaktojnë diagnozën. Asnjë sqarim. Ne duam ta çojmë aty ku duhet, jo për Covid. Mund të ketë vdekur ai dhe ne nuk dimë asgjë. Asnjë njeri nuk na jep informacion. Prej tre ditësh jemi këtu ditë e natë. Dua të di çfarë bëhet me vëllain tim. Pse e mbajnë këtu kur nuk është me Covid? Kush është ai që merr përsipër jetën e tij? Problemi i tij është në kokë. Është në gjendje shoku”, tha qytetari për “Abc Neës”.