Aktualitet

Floresha Rasha, gruaja që u kthye nga kampi sirian, do të merret në pyetje nga SPAK. Për çfarë do të pyetet

Floresha Rasha, gruaja që u kthye nga kampi sirian, do të merret

Gruaja që u kthye dje nga Siria bashkë me tre fëmijët e saj, Floresha Rasha, do të merret në pyetje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), lidhur me luftën për xhihad.

Përmes marrjes në pyetje Prokuroria e Posaçme do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, 7 vite më parë.

Floresha Rasha, gruaja që u kthye nga kampi sirian, do të merret

SPAK pritet të pyes për rekrutuesit, financuesit dhe kush kanë qenë njerëzit që i kanë kaluar ata nga Shqipëria, në Turqi, me destinacion final Sirinë.

Floresha Rasha, gruaja që u kthye nga kampi sirian, do të merret

Floresha Rasha u kthye dje në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe, ku u shfaq me karrocë me rrota, pasi u mësua se ishte plagosur në kamp por nuk dihen të tjera detaje.

Një ditë më parë Kryeministri Rama tha se gratë që kanë kryer krime do të përballen me drejtësinë.