Aktualitet

Fluks pasagjerësh në portin e Vlorës, por jo të gjithë mund të lëvizin

Fluks pasagjerësh në portin e Vlorës, por jo të gjithë

Dita e sotme ka shënuar dhe një fluks të lartë të pasagjerëve në portin e Vlorës. Kapaciteti mbetet i kufizuar, me regulla dhe protokoll për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga koronavirusit, por tragetet e linjës Vlorë-Brindisi kanë sjellë këtë të shtunë  një total prej 234 shtetasish.

Klan bën me dije se gjatë kësaj jave nga pika e kalimit  të kufirit në postin e Vlorës kanë hyrë një total pre 494 personash ndërsa kanë udhëtuar në drejtim të Italisë 251 pasagjerë.

Por cilat kategori lejohen të lëvizin?

Sipas rregullore, aktualisht lejohen të lëvizin vetëm shtetasit e huaj që janë rezidentë në Shqipërië. Po ashtu personat që vijnë në Shqipëri për punë apo biznes, si dhe ata që janë të pajisur me një dokumentacion nga shtetet e Bashkimit Europian.