Aktualitet

Fluksi i pushuesve nga Kosova, a duhet kufizuar ardhja e tyre?

Fluksi i pushuesve nga Kosova, a duhet kufizuar ardhja e tyre?

Me nisjen e sezonit turistik një prej debateve në media ishte lidhur me menaxhimin e lëvizjes së bashkëkombësve nga Kosova, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve atje.

Mjeku Pëllumb Pipero shprehet se kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat.

“E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombësit tanë të vijnë këtu. Por duhet t’i këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen. Të tjerët mos i kufizojmë pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli”, tha Pipero për A2.