Aktualitet

Fluturimet me Britaninë mund të hapen shumë shpejt

Fluturimet me Britaninë mund të hapen shumë shpejt

Nuk ka datë apo muaj, por fluturimet me Britaninë mund të hapen shumë shpejt! Këtë deklaroi sot kryeministri Rama nga qyteti i Beratit, ku foli për sezonin turistik dhe planin e vaksinimit të një pjese të madhe të popullatës. Megjithatë, kryeministri theksoi se gjërat ndryshojnë dhe dinamikat janë të paparashikueshme.

Fluturimet me Britaninë u pezulluan për shkak të shfaqjes së mutacionit të ri të koronavirusit. Ekspertët kanë thënë se ky mutacion e bën virusin të përhapet më shpejt, ndonëse nuk ka prova që tregojnë se e bën atë më të rrezikshëm.

Edi Rama:

“Mund të ndodhi që shumë shpejt të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe, nuk është e thënë në maj apo…Kjo është diçka e marrë në periudhë periodike. Gjërat ndryshojë dhe dinamikat janë të paparashikueshme. Ne harrojmë që të vaksinojmë intensivisht gjatë sezonit pranveror. Këtu fus dhe ambicien që kur të hyjmë në sezonin e verës, të kemi një lehtësim nga pikëpamja e rrezikut. Nëse do të vaksinojmë një pjesë jo të vogël brenda planit tonë që brenda 14 muajsh të kryejmë vaksinimin, do të kemi avantazh dhe veprim të madh që kemi. Po punojmë ditë natë për të siguruar dozat e nevojshme që të vazhdojmë programin e vaksinimit. Kemi organizuar një rrjet vaksinatorësh dhe po bëhet përzgjedhja e tyre, po angazhojmë dhe infermierë praktikantë”.

*Tiranapost.al.