Aktualitet

Fondi i BE për restaurimin, Rama rikthen edhe Teatrin: Vajtojnë ata që s’vunë dorë mbi asnjë monument kulture

Fondi i BE për restaurimin, Rama rikthen edhe Teatrin: Vajtojnë ata

Sot starton programi i financimit të Bashkimit Europian për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar. Nga qyteti i Durrësit kryeministri Rama tha se paratë që janë dhuruar në konferencën e donatorëve, do të administrohen nga vetë BE, duke u kërkuar ndjesë partnerëve për një sqarim që bëri mbi akuzat e opozitës për shpërdorimin e fondeve:

'Administrimi i taksave të evropianëve është përgjegjësi e vetëm e tyre. Kush thotë se kush i vodhi paratë, ku shkuan paratë, duhet të hapi mendjen për të dëgjuar këtë të vërtetë. Të gjitha fondet administrohen prej tyre. Nuk na lanë një thes dhe ne e morëm e tretëm, siç u thotë mendja atyre që i morën paratë në të shkuarën dhe kujtojnë se janë të gjithë si ata. U kërkoj ndjesë partnerëve për këtë sqarim të domosdoshëm'.

Rama iu rikthye dhe çështjes së Teatrit, ku tha se ata që vajtojnë për Teatrin e shembur, për ti hapur rrugë një të riu, nuk kanë vënë dorë mbi asnjë monument kulture.

Edi Rama:

Vajtojnë akoma për atë ngrehinë të Teatrit Kombëtar, duke e përdorur si argument për të sulmuar talebanët që janë në qeveri.  Deri dje s’vunë dorë në asnjë monument kulture dhe nuk prekën asnjë metër katror pëlhurë për ta pastruar nga gjithë shtresa e pluhurit që kishte rënë mbi gjithë këtë thesar kudo. Nëse do marrim të shohim listën e ndërhyrjeve në këto 7 vite në monumente kulture, është e gjatë. Ky program me BE që startojmë sot është xhevahiri më i çmuar i kurorës së punës që kemi bërë sot.