Aktualitet

Formula 1 e garave botërore të ujit do të mbahet në Pogradec

Formula 1 e garave botërore të ujit do të mbahet në Pogradec

Vitin që vjen, Formula 1 e Garave Botërore të Ujit do të mbahet në Liqenin e Pogradecit. Lajmin e dha kryeministri Rama, i cili shtoi se do të jetë Elbasani ai që do të mirëpresë Formula 1 të garave me makina, pas disa vitesh.

"Mirëmëngjes dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë

*43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri", shkruan Rama.