Aktualitet

Forumi i parë ballkanik kundër Anti-semitizmit, Ruçi: Lidhja me hebrenjtë është mbi 2 mijë vjet histori

Forumi i parë ballkanik kundër Anti-semitizmit, Ruçi: Lidhja me

Ka nisur sot Forumi i parë ballkanik kundër Anti-semitizmit, i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, u shpreh se Shqipëria do ta shndërrojë luftën kundër antisemitizmit në çështje të të gjithë Ballkanit.

Ruçi gjithashtu gjatë fjalës së tij foli edhe për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe hebrenjve, që kanë një histori 2 mijë vjeçare. Kryeparlamentari gjithashtu shtoi se të gjitha kombet që aspirojnë demokracinë e tolerancën duhet ti bashkohen këtij fronti.

“Ju uroj mirëseardhjen në këtë Forum Ballkanik kundër antisemitizmit organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, agjencitë hebraike dhe organizata të tjera. Parlamenti i Shqipërisë është i nderuar për të pasur në forumin e sotëm dhe kontributin e personaliteteve të mëdha dhe miqve të mëdha të shqiptarëve dhe hebrenjve, të cilëve iu shpreh mirënjohjen, që janë bashkuar.  Ky forum organizohet vetëm pak dit para rezolutës së antisemitizmit përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare. Shqipëria do ta çojë deri në fund misionin e saj për ta shndërruar luftën kundër anti-semitizmit në çështje të të gjithë Ballkanit. Të gjitha kombet që aspirojnë demokracinë e tolerancën duhet ti bashkohen këtij fronti. Kombet bëjnë zjgjidhjet e tyre dhe ne i qëndrojmë stoikë kësaj tonës. Ne shqiptarët historia na ka vendosur shpesh në të njëjtin bark me hebrejtë, me këtë popull që ka vuajtur një fat mjaft tragjik. Por, dhimbjet nuk ua pakësuan atyre dashurinë. Lidhjet tona me hebrenjtë kanë mbi 2 mijë vjet histori. Marrëdhëniet me hebrejtë janë shëndërruar në ekzistencë. Shqipëria është i vetmi vend që strehoi hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si kryetar i Kuvendit i përulem kujtimit që na bën krenar në kujtimin e brezave. Hebrejtë mbrojtën familjet e varfra, por edhe instuitucionet nuk iu dorëzuan dokumentet e tyre, atyre që i përndiqnin. Lidershipi i Shqipërisë nuk është çështje marrëdhëniesh me Izraelin, por buron ndaj dhunës ndaj pakicave, të dobëtëve, nga partneriteti për të mbrojtur kundër dhunës. Antisimitizmi nuk i takon vetëm së kaluarës, por mund të kërcënojë edhe të ardhmen. Ne afirmojmë identitetin dhe vlerat tona europiane”, tha Ruçi.

Ndërkohë edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij e ndali vëmendjen te sjellja unike e shqiptarëve me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që shtoi se Shqipëria shquhet për vlerat e saj si toleranca fetare apo dhe ‘Besa’.

“Pavarësisht fesë apo besimit, është rrënjosur në strukturën etike dhe morale të Shqipërisë. Kjo është pjesë e një kodi shekullor të njohur si “besa”, një kod nderi”, tha Balla.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Evropa nuk ishte vend i sigurtë për hebrenjtë dhe Shqipëria u kthye në një oaz shprese për ta.  Është tashmë botërisht e njohur se shqiptarët rrezikuan jetët e tyre duke e shndërruar Shqipërinë në një “parajsë mbi tokë” për komunitetin hebre ndaj të cilit po ushtrohej gjenocid.