Aktualitet

Foto/ Banorët e Torovicës, më e prekura nga përmbytjet: Po mbaroi bagëtia edhe ne bashkë me to

Foto/ Banorët e Torovicës, më e prekura nga përmbytjet: Po

Torovica e Lezhës është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet për shkak të motit të keq, Disa banorë rrezikojnë bagëtitë me të cilët sigurojnë të ardhurat, si të vetmin burm për tu mbajtur ekonomikisht. Gazetari i News 24 ka biseduar me disa prej tyre të cilët i kanë thënë se përmbytje të tilla kishin shumë vite që nuk i përjetonin.

Foto/ Banorët e Torovicës, më e prekura nga përmbytjet: Po

Foto/ Banorët e Torovicës, më e prekura nga përmbytjet: Po

Përveç tokave bujqësore, uji nga shirat u ka dëmtuar edhe ushqimin  muajve të dimrit për bagëtitë.

Një prej banoreve të zonës kërkon ndihmë:

 “Shumë keq është situata. Kam 500 krerë bagëti, se si do e përballojmë dimrin se di. Për ne s’përgjigjet askush, të paktën të marrim një fije jonxhë se s’kemi ku i çojmë bagëtitë. S’di ku me u drejtu. S’na ka ardhur kush me na parë, kemi 3 apo 4 ditë në këtë gjendje. Uji po na shtohet përditë. Po mbaroi bagëtia mbarojmë edhe ne bashkë me to, se ne me to po mbahemi”.

Foto/ Banorët e Torovicës, më e prekura nga përmbytjet: Po

Në zonë, janë evakuuar dhjetëra familje. Disa prej tyre po qëndrojnë tek të afërmit. Autoritetet thonë se po punojnë për të normalizuar situatën me infrastrukturën dhe për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

*Tiranapost.al.