Foto dhe video nga ceremonia me Mbretin Felipe dhe Mbretëreshën Letizia në Madrid

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë mbërritur në Spanjë për Samitin e NATO-s. Pak përpara nisjes së Samitit, kryeministri shqiptar dhe bashkëshortja e tij janë pritur nga Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin e tyre.
Rama kishte zgjedhur blunë royale për kostumin e tij, ndryshe nga ngjyra e zezë që vesh zakonisht. Kurse Linda Rama ishte bardhezi me këmishë të bardhë prerje klasike, pak më të gjatë në pjesën e pasme (si stil mbretëror) dhe një fund të zi me një shirit të bardhë.
Mbretëresha Letizia kishte veshur një fustan të zi, klasik, të gjatë.
Samiti i NATO-s do të mbahet në Qendrën e Ekspozitës IFEMA në Madrid, deri në 30 qershor.
Cilat janë diskutimet?
Do të diskutohet çështja e luftës në Ukrainë; Aplikimi për të hyrë në NATO i Finlandës dhe Suedisë dhe çështjet e sigurive kombëtare në një botë që sa vjen dhe bëhet më e paparashikueshme; do të zgjerohet paketa e ndihmës për Ukrainën.
Çfarë do të nënshkruhet?
Do të miratohet dokumenti i Konceptit Strategjik, i cili do të jetë udhërrëfyesi i aleancës për në vazhdim.
Kush merr pjesë?
Në samit do të marrin pjesë krerët e shteteve apo qeverive të 44 vendeve, 30 prej të cilëve janë anëtarë.
Video