Aktualitet

Foto/ Gjermania dhuron 10 respiratorë për pacientët me Covid, ambasadori: Askush mos qoftë i varur nga këto

Foto/ Gjermania dhuron 10 respiratorë për pacientët me Covid,

Lajmin e ka bërë me dije ambasada gjermane në Tiranë, ku tregon se ka qenë vetë ambasadori Peter Zingraf pranë Spitalit 'Shefqet Ndroqi' me ministren Manastirliu kur u bë dhurimi i 10 aparateve respiratore.

Ambasadori shprehet se janë respiratorë të cilësisë së lartë: Por dëshiroj që askush të mos jetë i varur prej një aparati të tillë, tha ambasadori.

Foto/ Gjermania dhuron 10 respiratorë për pacientët me Covid,

Njoftimin e plotë e lexoni si më poshtë: 

Së bashku kundër virusit Corona: dorëzohen 10 respiratorë +++

Paraditen e sotme Ambasadori Peter Zingraf i dorëzoi Spitalit Universitar „Shefqet Ndroqi“ në Tiranë, në prani të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhjetë aparate respiratorë.

"Pandemia Covid-19 na ka vendosur përpara sfidash të mëdha në nivel global. Asnjë vend nuk ka mbetur i paprekur. Bashkimi Evropian ka dëshmuar që qëndron në mënyrë solidare në krah të Shqipërisë. Gjermania ka mbështetur deri më tani grupe vulnerabël në një situatë të vështirë. Krahas kësaj me fonde të tjera ndihmojmë përmes KfË-së dhe GIZ-së në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë.
Kam kënaqësinë, që sot të dorëzoj këta dhjetë respiratorë të cilësisë më të lartë. Por, po aq qartë them: dëshiroj që askush të mos jetë i varur prej një aparati të tillë. Dhe për këtë duhet të japim kontributin tonë çdo ditë, që Corona të mos përhapet më tej në Shqipëri", u shpreh Ambasadori Zingraf gjatë dorëzimit të respiratorëve. Krahas kësaj ai falënderoi personelin shëndetësor të spitalit për angazhimin e tyre të palodhur.?