Aktualitet

Foto/ Gratë me Covid në maternitet do kenë një pavion të veçantë

Foto/ Gratë me Covid në maternitet do kenë një pavion

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është përshtatur një pavion i veçantë për pritjen e grave shtatzëna me Covid-19 për të sjellë në jetë fëmijët e tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook shkruan se në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë marrë masat për t’u kujdesur për nënat e prekura nga Covid-19.

Foto/ Gratë me Covid në maternitet do kenë një pavion

Foto/ Gratë me Covid në maternitet do kenë një pavion

Përmes një postim në Facebook, ministrja Manastirliu shkruan: 

“Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë marrë të gjitha masat në pavionin e veçantë Covid për nënat e prekura nga covid19 që mund të sjellin në jetë fëmijët në këtë periudhë epidemie. Për fat të mirë pjesa më e madhe e grave shtatzëna të prekura nga virusi i rrezikshëm, janë shëruar, por për çdo rast, stafet tona janë në gatishmëri”.

Foto/ Gratë me Covid në maternitet do kenë një pavion